protetike11

 

Kurora

Bejne veshjen e dhembit kur ai ka nje mbushje te madhe.

Korona (kellefi) eshte nje veshje e jashtme qe i behet dhembit te preparuar duke e forcuar ate dhe duke i dhene forme natyrale.
Koronat qe njihen me emra te ndryshem si kurora,kapsula,kellefe,jane ideale per dhembe te thyer apo qe jane dobesuar shume nga prishja dhe kane nje mbushje te madhe.
Kurorat mund te perdoren dhe per nje sere arsyesh te tjera si:
• Dhembe me mbushje te cileve u ka ndryshuar ngjyra.
• Rikonstruksioni i nje rrenje e cila mund te jete e shendetshme.
• Mund te sherbeje per te mbajtur nje ure apo proteze te fiksuar
________________________________________

Urat

Zevendesimi i dhembeve qe mungojne me nje punim te palevizshem

Pervec implanteve dentare ka dy menyra kryesore per zevendesimin e dhembeve qe mungojne.E para me proteza te pjesshme te levizeshme.E dyta me ura fikse.

Urat perdoren zakonisht per zevendesimin e dhembeve ne zona te ndryshme te harkut te dhembeve.Shpesh here ato pregatiten me metale te cmuara

________________________________________

Proteza

Zëvendësimi i dhëmbëve të humbur ka një rëndësi të vecantë për shëndetin dhe estetikën tuaj. Në mungesë të dhëmbëve, muskujt facialë e humbasin tonicitetin e tyre e për pasojë , jo vetëm që reduktohet aftësia për të përtypur ushqime (funksioni përtypës) dhe për të shqiptuar fjalët ( funksioni fonetik), por cënohet edhe estetika meqënëse fytyra merr një pamje të plakur.
Një protezë është një aparat që ka për qëllim të zëvendësojë dhëmbët e humbur duke garantuar funskionin përtypës, fonetik dhe estetikën faciale.
Protezat mund të jenë totale ose parciale.
1. Protezat totale përdorën për të zëvendësuar të gjithë dhëmbët e humbur të njërës nofull apo të të dyja nofullave.
2. Protezat parciale (të pjesshme) përdoren për të zëvendësuar hapësirat e krijuara si rezultat i heqjes së disa prej dhëmbëve natyrorë. Ato fiksohen në dhëmbët e mbetur në gojë me anë të krosheve (ganxhave) metalike ose me anë të atashmenteve.
Elementët e protezës që zëvendësojnë dhëmbët që mungojnë janë pllaka e protezës dhe dhëmbët artificialë. Pllaka përbën bazën e protezës. Ajo mund të jetë prej akriliku (plastike) ose metali. Dhëmbët artificialë janë prej akriliku dhe përzgjidhen të tillë që të përshtaten me ngjyrën, formën dhe madhësinë e dhëmbëve tuaj natyrorë duke siguruar në këtë mënyrë një efekt estetik optimal.