terapiadent11

Mbushja e kurorës së dhëmbit është një procedurë , e cila përdoret për të zëvendësuar strukturën dhëmbore të dëmtuar si rezultat i prishjes së dhëmbit, frakturës së tij ose dëmtimit nga faktorë kimikë (erozioni) apo të atyre mekanikë (atricioni).

Nëpërmjet mbushjes ndërpritet procesi i prishjes si dhe i rikthehet dhëmbit integriteti strukturor, fuksioni dhe estetika.

Materialet e mbushjes
Ekzistojnë disa materiale të cilat përdoren për mbushjen e dhëmbit:
1. Kompozitët- Janë materiale të cilët përdoren gjërësisht për të realizuar mbushjen e dhëmbëve. Njihen ndryshe dhe si “mbushjet e bardha”. Në sajë të vetisë për t’u modeluar lehtësisht si dhe ngjyrës pothuaj identike me ngjyrën natyrale të dhëmbit, këto material garantojnë një efekt estetik optimal. Kanë një qëndueshmëri të mirë mekanike, nuk kanë nevojë për krijimin e një kaviteti me formë retentive e për pasojë sasia e substancës dentare që largohet me frezë është me vogël. Gjatë vendosjes së tyre në kavitet e kanë të domosdoshme thatësirën.
2. Amalgamet- Janë materiale të cilat janë përdorur pëe një kohë të gjatë për mbushjen e dhëmbëve. Kanë qëndrueshmëri shumë të mirë mekanike, janë mjaft rezistente ndaj forcave të presionit përtypës dhe për këtë arsye përdoren gjerësisht në mbushjen e dhëmballëve ku këto forca jnë të mëdha. Ana negative e tyre qëndron në faktin që këto mbushje janë joestetike dhe për më tëpër, meqënëse amalgam nuk adezionon me sipërfaqen e dhëmbit, ka të nevojshëm pregatitjen e një kaviteti me formë gjeometrike të tillë që të garantojë qëndrueshmërinë e mbushjes. Janë më tolerant ndaj lagështirës krahasuar me kompozitët, prandaj mund të përdoren në rastet kur për arsye të ndryshe është e pamundur të garantohet thatësia.
3. Glasionomeret- Përdoren kryesisht për mbushjen e qafave të dhëmbëve ose në dhëmbët e qumështit tek fëmijët.
Përzgjedhja e materialit për mbushje bëhet mbi bazën e lokalizimit të kavitetit, nevojave estetike, madhësisë së forcave përtypëse, nevojës për jetëgjatësi të mbushjes si dhe dëshirës tuaj.Procedura e mbushjes së dhëmbëveMbushja e një dhëmbi kalon përfshin dy etapa kryesore:
3.1. Pregatitja e kavitetit për mbushje. Gjatë kësaj etape realizohet me anë të frezave të llojeve të ndryshme pastrimi i masës karioze ( pra, largimi i pjesëve të prishura të dhëmbit), largimi i mureve të varura ( smalt i pambështetur në dentinë), rrumbullakimi i buzëve të kavitetit dhe së fundi realizohet dezinfektimi i tij.
3.2. Mbushja e kavitetit. Në këtë fazë , nëse dhëmbi është vital ( me nerv) realizohet vendosja e shtresës izoluese, e cila ka për qëllim të parandalojë ngacmimin e nervit nga stimujt kimikë, termikë dhe fizikë. Nëse dhëmbi është devital, sërish vendoset shtresa izoluese, por ë këtë rast ajo ka për qëllim të realizojë mbylljen hermetike të hyrjes së kanalit, pasi ky i fundit është mbushur. Pas vendosjes së shtresës izoluese, duke u mbështetur mbi kriteret e përmendur më sipër, përzgjidhet materiali i mbushjes dhe procedohet me mbushjen e dhëmbit. Pasi përfundon mbushja vazhdohet me heqjen e tepricave të saj me frezë dhe lëmimin e lustrimin e saj me anë të disqeve e gomave.

Në rastin e mbushjeve me kompozit, meqënësë ato forcohen plotësisht me anë të llampës ,mund të ushqeheni menjëherë pas përfundimit të seancës, ndërsa në rastin e mbushjeve me amalgam duhet të rrini pa ngrënë rreth 2 orë derisa mbushja të forcohet plotësisht. Në mbushjet me amalgam është e nevojshe dhe një seancë e dytë pas 24 orësh për të realizuar lustrimin përfundimtar të mbushjes më ndhmen e frezave të rrumbullakta.
________________________________________
Dhyemb te Thyer

Mbushje e dhembeve te thyer nga aksidente apo te demtuar nga semundjet e zmaltit.

Nje fasete porcelani mund te beje qe nje dhemb i demtuar me defekte te zmaltit te duket serish natyral.Kjo fasete mbulon teresisht faqen e perparme te dhembit duke zevendesuar dhe pjesen e thyer.Disa here ne vend te fasetave te porcelanit perdoren materiale mbushes te bardhe (kompozitet) me ngjyra te njejta me ato te dhembeve.Keto materiale kane efekte te larta estetike dhe bejne restaurimin e dhembeve te thyer pa u dalluar qe eshte nje mbushje.
________________________________________
Terapia e kanaleve te dhembit

Cfare eshte trajtimi i kanaleve te dhembit?

Trajtimi i kanaleve i quajtur gjithashtu endodonti eshte i nevojshem kur nervi dhe enet e gjakut (te quajtura pulpa e dhembit),jane te infektuara nga semundjet dentare apo trauma.

Cfare eshte trajtimi i kanaleve te dhembit?

Trajtimi i kanaleve i quajtur gjithashtu endodonti eshte i nevojshem kur nervi dhe enet e gjakut (te quajtura pulpa e dhembit),jane te infektuara nga semundjet dentare apo trauma.

Pse eshte i nevojshem trajtimi i kanaleve te dhembit?
Ne qofte se pulpa infektohet,ky infeksion mund te perhapet nga kanali i dhembit ne indet perreth. Kjo mund te coje ne nje abces.Ne qofte se trajtimi i kanalit nuk behet,zhvillimi i infeksionit mund te sjelle nevojen per heqjen e dhembit.

A eshte i dhimbshem ky proces?

Jo.Pas nje anestezie lokale (mpirje) te bere nuk ka asnje ndryshim nga kryerja e nje mbushjeje te zakonshme.
Cfare perfshin ky proces?
Qellimi i trajtimit eshte te heqe infeksionin nga kanali i dhembit.Ky kanal me vone pastrohet dhe mbushet me mbushes te caktuar per te parandaluar zhvillimin e ndonje infeksioni.Trajtimi i kanaleve eshte nje procedure qe kerkon kohe dhe profesionalizem.Ai mund te kerkoje dy apo me shume vizita tek dentisti. Ne seancen e pare hiqet pulpa e infektuar dhe kanali pastrohet dhe zgjerohet.Numri i seancave te tjera eshte ne varesi te perhapjes se infeksionit dhe llojit te tij.Ne seancen e fundit dhembi mbushet definitivisht.